Shefi i Shërbimit të Endokrinologjisë, Agron Ylli është transportuar me urgjencë drejt Turqisë, pasi gjendja e tij shëndetësore pas infektimit, është përkeqësuar ndjeshëm. Ylli aktualisht, ndodhet i intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore për jetën.
Një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë, që kanë mundësi ekonomike, janë dërguar në Turqi, për një shërbim të specializuar ndaj luftës me korona*virusin, duke përfshirë këtu, edhe persona pjesë të stafit mjekësor të spitaleve shqiptare.
Situata e pandemisë në vend, vijon të jetë ende shqetësuese, ku nga e enjtja e javës së ardhshme, mbajtja e maskës do të bëhet e detyrushme, madje edhe në ambiente të hapura.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën si pasojë e korona*virusit 4-ër persona në vend, si dhe janë regjistruar 168 raste të reja positive, nga 943 testime të kryera.




