Është vënë në pranga një 51-vjeçar në Elbasan/ Ja arsyeja…

0
8

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi organizonte në loklain e tij lojëra të fatit, në kundërshtim me ligjin.

Bëhet me dije se; është arrestuar në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi R.H., 51 vjeç,  banues në Elbasan, për veprat penale  “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në subjektin e tij “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.

Njoftimi policisë:

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor, të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur, për zhvillimin e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi R.H., 51 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale  “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, si dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat të palejuara”.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në subjektin e tij “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje.

Kontrollet kundër do të vijojnë në gjithë qarkun e Elbasanit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar aktivitetin e kundërligjshëm, të lojrave të fatit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, fton qytetarët të denoncojnë falas në numrin 112, ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.

Zjarr Tv Ad