Facebook i shtyu bllokimin me 2 vjet/ Donald Trump reagon ashpër: Kjo është fyerje e madhe për miliona qytetarë që më votuan…

0
60

Ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump, u ndalua të kishte akses në platformën e Facebook dhe Instagram.

Trump u akuzua si person që mund të dëmtonte publikun me postimet e tij në rrjete sociale, ndërkohë sot kompania Facebook, ka marrë vendimin të shtyjë edhe për dy vjet bllokimin e Donald Trump, nga këto dy rrjete sociale, duke qenë se në Twitter ai është i bllokuar prej kohësh.

Lidhur me këtë Trump ka reaguar ashpër, duke thënë se vendimi është një fyerje ndaj atyre miliona qytetarëve që e votuan.

Kompania e Zuckerberg, njoftoi se Trump do të jetë i bllokuar deri në vitin 2023.

Zjarr Tv Ad