Fjala e lamtumirës/ Ardi Veliu bën lapsus me Bledi Çuçin, e quan ish-Ministër të Brendshëm

0
63

Ardi Veliu ka mbajtur fjalën e tij të lamtumirës ditën e sotme, duke ia dorëzuar në këtë mënyrë detyrën Gledis Nanos, drejtorit të ri të Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij të lamtumirës, Ardi Veliu deklaroi se Policia e Shtetit nuk filloi dhe nuk mbaron me emrin e tij, ndërkohë ai nuk harroi të falenderonte bashkëpunëtorët gjatë mandatit të tij.

Një falenderim ai e pati dhe për Ministrat e Brendshëm me të cilët punoi, Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshaj dhe Bleedi Çuçi. Mirëpo Ardi Veliu bëri një lapsus në falenderimin e tij, pasi tha “falenderoj tre ish-Ministrat”, duke e quajtur dhe Çuçin si ish-ministër.

Fjala e Ardi Veliut:

Ndihem i priviligjuar që për 4 vite kam mbajtur këtë detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme, dhe jam përpjekur të bëj më të mirën të mundshmne. Në 38 vitet e mia me uniformë, duke filluar që 14-vjeç, jam edukuar që t’i shërbej qytetarëve të vendit tim. Jam mbështetur në 3 shtyllat kryesore që janë, çdo ditë në vlerësimin tim ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot policia e shtetit është më mirë se dje. Falë kësaj pune të cilën ju të nderuar kolegë së bashku përballuam sfidat e tërmetit 2019, ishit të parët që dhatë ndihmën e parë, shpëtuam jetën e qytetarëve dhe kryem misionin më së miri. Kam një mirënjohje për të gjithë ju sepse së bashku menaxhuam qindra tubime të cilat në momente te caktuara u shoqeruan me lëndime të 67 policëve. Ishit të gjithë ju që përbalkluat situatën e pandemisë. Jam krenar për atë që keni berë ju dhe unë. Dua së pari të falenderoj Kryeministrin që më ka mbështetur që nga dita e parë, dua të falenderoj tre ish-ministrat e brendshëm. Falenderimi kryesor është për ju. Policia e Shtetit është shumë herë më e mirë se dje. Kërkojnë të hedhin baltë mbi policinë dhe punën tuaj. Policia nuk fillon me mua dhe as mbaron me mua. I uroj shumë fat drejtorit të ri Gledis Nano.

Zjarr Tv Ad