Është e rëndësishme të theksohet që sipas ekspertëve, luhatja e temperaturave, nuk ka ndikim mbi përhapjen e infeksionit. Epidemiologu Artan Simaku, kërkon nga qytetarët që të mos e ulin vigjilencën ndaj masave të sigurisë. Sipas Simakut, në ndryshim nga gripi sezonal, infeksioni nuk dobësohet me përmirësimin e motit.
“Infeksioni që qarkullon nuk ndikohet nga luhatjet e temperaturës. E provuam në stinën e verës që nuk pati ndikim, si dhe nga temperaturat e ulëta”.
Sa i përket virozave stinore, Simaku thotë se; nuk ka të tilla në qarkullim, e për këtë rendit 2 arsye.
“E para, sepse në kohë pandemie qarkullon virusi pandemik dhe viruset e tjera qarkullojnë në një nivel të papërfillshëm ose nuk qarkullojnë fare. E dyta, masat e marra për pandeminë janë të identike që na mbrojnë edhe nga gripi. Në të gjithë Europën janë rreth 600 raste të testuara për grip”.
Për këtë shkak, ekspertet bëjnë thirrje që masat e higjienës, nuk duhet të neglizhohen në asnjë moment, po ashtu edhe mbajtja e maskës dhe e distancës.




