Në një edicion special në Syri Tv me gazetarin Bledian Koka, në lidhje me “betejën” në Partinë Demokratike foli Ylli Manjani, i cili nuk i kursen aspak kritikat për Lulzim Bashën.
“Pyetja që bëhet është se sa nga ata që e kanë votuar Partinë Demokratike rreth 2 muaj më parë do të vazhdojnë ta votojnë përsëri? Ka një kategori njerëzish që mezi dolën në votim sepse nuk kishin besim te Zoti Basha. Ishte një kategori tjetër që nuk i besonin Bashës që nga Bashkia dhe kishin të drejtë. Kishte një kategori tjetër njerëzish që nuk i besonin Bashës, kur tha që do të mbronte teatrin dhe sot kanë të drejtë.
Këtu nuk është halli se çfarë bën Basha për Berishën, çështja është që Partia Demokratike në çastin që po flasim është shumë herë më pak e votueshme se sa ishte 2 muaj më parë.
Ky është super dështim. Le të jemi pozitiv me Zotin Basha, por sido që ta marrim, në çfarëdo skenari, ai është gjëja më e pavotuar në Shqipëri, është gjëja më dështake në Shqipëri”, deklaroi Manjani.




