Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha do të mbajë takimin e radhës me demokratët të martën.
Nga Pallati i Kulturës në Berat, ku edhe mbajti takimin e radhës me demokratët u njoftua se më 26 tetor, Berisha do të jetë i pranishëm në Kavajë.
Po ashtu, shtoi se në këtë takim do të jepet edhe data për mbledhjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike.




