Formësohet KQZ-ja e re, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi:”Shpresoj bashkëpunimi të jetë efiçent deri sa zgjedhjet të bëhen me vullnet të plotë”

0
49

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh sot se me plotësimin e anëtarëve të Komisionit Rregullator dhe atij të Ankimimeve, KQZ-ja e re është formësuar plotësisht.

“Me prezantimin e anëtarëve të këtyre dy strukturave, Rergullatori dhe CAS, institucioni i KQZ formësohet në mënyrë të plotë. Shpresoj që bashkëpunimi i këtyre tre strukturave të jetë në eficensë të plotë që koha e shkurtët deri në zgjedhjet të kalohet me vullnet të plotë”, tha Celibashi.

Ilirjan Celibashi është zgjedhur Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, ndërsa Lealba Pelingu është nënkomisionere. Ndërkohë, anëtarët e Komisionit Rregullator dhe CAS-it, janë si më poshtë:

1- Anëtarët e komisionit rregullator të zgjedhjeve

Ilirjana Nano

Dritan Çaka

Arens Çela

Muharrem Çakaj

Helga Vukaj

2- Anëtarët e komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve

Ilirjan Rusmali

Elvin Lako

Koli Bele

Elvis Çefa

Ledio Braho

Zjarr Tv Ad