




Këngëtarja Elsa Lila fitoi çmimin e parë të jurisë së Festivalit të Këngës në Rtsh, pas 25 vitesh me një këngë dedikuar vajzës së saj, Evita.





Pas përfundimit të festivalit, këngëtarja vendosi të përshëndes ndjekësit e saj dhe nuk komentoi asgjë më shumë për festivalin.










Por publiku zgjodhi që Shqipëria të përfaqësohet në Eurovizion me këngën e Albinës dhe familjes Kelmendi.










Pas përfundimit të festivalit, ka reagu këngëtarja Elsa Lila përmes një postimi në llogaritë e saj sociale ku thekson se ishte ekperiencë e bukur dhe kjo falë publikut që e mbështeti.







“Ishte bukur të isha me ju këto ditë! Vështirë se do ta harroj. Ju perqafoj! Elsa”, shkruan këngëtarja në Instagram.




