Ftesa e Ramës për Presidentin/ Partia Demokratike: Diversion, nuk ndalemi ndalemi në betejën tone…

0
64

Partia Demokratike reagoi pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën. Ai më tej tha se mund të diskutojë me PD-në për zgjedhjen e presidentit të ri, pas shkarkimit të Ilir Metës.

Sipas PD, këto janë diversione për të hequr vëmendjen nga manipulimi i votave.

“Edi Rama është autori i tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një msakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.

Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë përmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi,” thuhet në deklaratën e PD.

 

Zjarr Tv Ad