Në përfundim të ndeshjes me Luftëtarin, 3 me 0 në Tiranë, ekipi i Ard Memës ka marrë urimin publik të një tifozeje të madhe: Mirjam Stermasi.
“Nji urim nga zemra me gjithe shpirt cunave bardh e blu. Nga familja e Selman Stermasit. Keshtu ta nderoni gjithmone ate emer” shkruan vajza e tij në rrjetin social facebook, në faqen zyrtare të Klubit të Tiranës.
Nuk ka munguar as përgjigja e klubit bardheblu që fton Mirjam Stermasi në stadium për të ndjekur ndeshjen e nesërme ndaj Teutës.
” Te falenderojmë për urimin. Besojmë dhe do bëjmë gjithçka për të nderuar emrin e KF Tiranës, familjes Stermasi dhe të gjithë ikonave që kanë kontribuar në historine e klubit. Kemi kënaqesinë t’ju ftojmë nesër në stadium për të ndjekur ndeshjen Tirana – Teuta. Faleminderit”, shkruan klubi bardheblu në komentin e Mirjam Stermasit.
Tirana do të luajë ditën e nesërm sfidën e radhës ndaj Teutës në “Selman Stermasi”, në orën 19:00.





