Gattuso largohet nga Milani, heq dorë edhe nga paga e dy viteve kontratë

0
12

Rino Gattuso konfirmon se po largohet nga Milani.  Vendimi është marrë pasi Milani dështoi të kualifikohet në Champions League.

” “Nuk është e thjeshtë të vendosësh për t’u larguar nga Milani, por është një vendim që duhet ta marr pas 18 muajve si trajner i një skuadre që për mua nuk do të jetë kurrë si të tjerat. Gjatë këtyre muajve kam jetuar me një pasion të madhe, janë muaj të paharrueshëm. Është një zgjidhje e dhimbshme por më duhet ta marr” është shprehur Gattuso.

Pritet që edhe Leonardo të largohet këtë javë.

A heq dorë nga paga e dy viteve të mbetura? Po, sepse historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrë çështje parash.”

Ky është një mesazh lamtumirë për trajnerin që kishte kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2021 me një pagë 5.5 milionë euro në total.

 

Zjarr Tv Ad