Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar në emisionin “Opinion” disa imazhe të regjistruara në zona të ndryshme të vendit, ku shihen parcela të tëra të mbjella me kanabis.

Hoxha tha se; këtë vit çmimi i kanabisit, ka arritur deri në 1300 euro kilogrami, ndërsa u shpreh se personat që e kultivojnë, nuk janë banorë të zonave, por grupe nga Tirana, Fushë-Krujë, Kukësi, Mamurrasi apo zona të tjera.
Gazetari tha se njëra prej videove, në të cilën shihet procesi i tharjes së kanabisit, është regjistruar në zonën e Skraparit.

“Pjesa në e madhe e ushqimeve që shihen këtu, janë ushqime. Supermarketi më i afërt nga vendi ku është gjetur kanabisi, është një ditë larg. Këta që e kanë kultivuar, nuk janë banorë të zonës, por janë grupe nga Tirana, nga Kukësi, nga Fushë-Kruja, nga Mamurrasi”.
Hoxha solli edhe disa foto, ku shihen se si në këtë proces përdoren edhe panelet diellore.




