Gazetarja aksidentohet në autostradën Tiranë-Durrës

0
28

Gazetarja Mira Kazhani është përfshirë në një aksident rrugor gjatë ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës.  Nga aksidenti është dëmtuar makina me të cilën po lëvizte gazetarja, ndërsa ka mbetur i plagosur një burrë, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burri i aksidentuar është përplasur në momentin kur po kalonte rrugën për të shkuar tek stacioni i autobusit. Ai ndodhet në spitalin ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Nuk ka ende detaje për gjendjen shëndetësore të gazetares.

Zjarr Tv Ad