Gjashtë deputetët e PD, të cilët janë proceduar penalisht nën akuzë për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë, i akuzojnë uniformat blu se kanë tentuar të manipulojnë pamjet filmike.
Noka: Thjeshtë kam larguar një punonjës që duhet të jetë një punonjës policie por që fatkeqësisht rezultoi të ishte punonjës i bandës në pushtet, i cili kapte për fyti deputetët.
Ndërsa deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se policia, i pengoi deputetët në të drejtën kushtetuese dhe ligjore për të marre informacion, ndërsa sipas tij, drejtori i Përgjithshëm, nëndrejtori i përgjithshëm dhe prokurori i çështjes ishin të impenjuar jo me detyrat e tyre, por të mbytur nga avujt e alkoolit.
Alibeaj: Ishin duke u sheshuar dhe mbytur nën avujt e alkoolit. Siç e shihni vetë në pamjet kryesore dhe pikërisht aty në zyrat kryesore të shtetit, të Policisë së Tiranës u ndodhëm përballë një agresioni të disa personave, pse jo të dehur nga avujt e alkoolit.
Partia Demokratike publikoi disa pamje ku sipas saj tregohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë sulmon deputetin Strazimiri per t’i marre telefonin me te cilin po filmonte.
Alibeaj: Se si një nëndrejtori i policisë nën avujt e alkoolit vendos edhe dorën për të kapur koburen. Kushedi se kujt do t’ia drejtonte prej deputetëve? Kjo ishte situata. Kjo ishte situata.
Deputetët demokrat theksuan se janë përballë një tentativë të kërcënimit politik te opozitës nga pushtetit, ndërsa sipas tyre në kushtet e një shteti normal prokuroria duhet të kishte marr nën hetim policët.
Alibeaj: Kjo është data që do të përcaktojë fare qartë fundin e të gjitha këtyre skenave dhe shijes së hidhur që lënë këto skena, të dhunës së një shteti policor ndaj qytetarëve të vetë. 2 qershor 2019, ora 19.00 përballë kryeministrisë.
Të enjëtn, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimi, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj, do të paraqiten në prokurori për të dhënë sqarime për ngjarjen.




