Policia në Filipine ka zbuluar më shumë se 1.500 breshka të gjalla të mbështjellura me rrip brenda valixheve në aeroportin e Manilas. Breshkat, e gjetura në valixhet e braktisura në aeroport, kanë një vlerë në total prej 86.631 dollarë. Policia dyshon se transportuesi i braktisi pasi zbuloi dënimet e ashpra që përballen trafikantët e kafshëve të egra. Ata përballen me dy vite burg nëse kapen. Një total prej 1.529 breshkash të llojeve të ndryshme, përfshirë Sulcata Tortoises, që është pjesë e listës së Kuqe të IUCN si specie në rrezik, u gjetën në katër valixhe të braktisura në Aeroportin Ndërkombëtar Ninoy Aquino të dielën. Breshkat u braktisën nga një pasagjer që fluturoi nga Hong Kongu. Bureau of Customs në aeroport tha se pasagjeri u informua për vigjilencën ndaj tregtisë ilegale të egra dhe dënimet që përballen trafikantët ndaj mori vendimin për ti lënë aty. Breshkat përdoren si kafshë ekzotike por edhe në mjekësinë tradicionale.



