Gjiknuri: Përmbyllja e reformës zgjedhore do t’i dërgonte sinjal pozitiv Brukselit për negociatat

0
40

Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca.

Në një postim në facebook, Gjiknuri thotë se e informoi diplomatin europian për ecurinë e procesit të reformës zgjedhore.

Gjiknuri nënvizon se Bashkimi Evropian mbështet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut mes aktorëve politik të përfshirë në këtë proces.

Sipas tij, përmbyllja me sukses e reformës dhe adresimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR do të ishte një mesazh shumë i mirë për të gjitha vendet anëtare të BE, në prag të vendimmarrjes për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Palët politike janë dakordësuar që reforma zgjedhore duhet të përmbyllet jo më vonë se data 15 mars e këtij viti.

Zjarr Tv Ad