Gjobiten 8 biznese/Parandalim për përhapjen e Covid-19

0
17

Gjatë 24 orëve të fundit, tetë lokale janë gjobitur nga policia, pasi janë kapur duke organizuar aktivitete me muzikë live pas orës 20:00, në shkelje të aktit normativ të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas informcioneve, tre prej këtyre subjekteve u konstatuan në Tiranë, ndërsa policia theksoi se pesë raste të tjera në Durrës dhe në Lezhë u evidentuan duke organizuar ceremoni dasmash.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në terren për zbatimin e aktit normative për ndalimin e muzikës në orët e mbrëmjes në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit, tetë biznese të tjera janë gjobitur nga policia e shtetit.

Policia e kryeqytetit njoftoi se në vazhdim të kontrolleve me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, dhe në zbatim të Aktit Normativ që përcakton se “në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat ushtronin aktivitetin në shkelje të këtij urdhëri duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Në përfundim të veprimeve të para, për secilin nga këto subjekte, me administratorë shtetasit me iniciale Sh. K., B. L. dhe B. K., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative përkatësisht me nga 1 milion lekë.

Por pavarësisht numrit në rritje të infektimeve me koronavirus, protokollet e sigurisë vijojë të sfidohen me organizime festash e dasmash me grumbullim qytetarësh në disa rrethe të vendit. Policia njoftoi se 5 lokale janë gjobitur me nga 1 milion lekë në Lezhë e Durrës, pasi organizuan dasma dhe muzikë LIVE.

Të dielën, katër dasma në shkelje të protokolleve u konstatuan në Lezhë dhe Ishull Lezhë, ku policia mori masën administrative.

Ndërkohë në Durrës, një lokal u penalizua pasi kishte organizuar muzikë LIVE në kundërshtim me aktin normative.

Zjarr Tv Ad