Gjykata njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit, mobilizohen demokratët, vënë portretin e Berishës në… (Fotolajm)

0
38

Anëtarët e Partisë Demokratike në Shkodër nuk kanë humbur kohë dhe kanë vendosur portretin e Sali Berishës në portën kryesore të selisë qendrore.

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës, e cila regjistroi ndryshimet e Statutit të dala nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, demokratët kanë filluar nga puna.

Siç shihet dhe nga fotoja, portreti i Berishës zë gjithë portën kryesore të selisë, në Shkodrën ku e djathta fitoi Bashkinë e vetme në zgjedhjet e 6 Marsit.

Bardh Spahia, i mbështetur nga Berisha do të vijojë drejtimin me të paktën edhe një vit, të Bashkisë që deri në 6 Mars drejtohej nga Voltana Ademi.

Zjarr Tv Ad