KUPA E ITALISË në një moment vendimtar. Luhen gjysmëfinalet, ndeshjet e
kthimit, prej të cilave do të dalin emrat e dy skuadrave që do të luftojnë për
trofeun.
Me Derbin e Milanos, aktin e fundit për këtë sezon të derbit që të gjithë e presin,
të mërkurën, ora 21:00, në Tring Sport 1, është sërish koha për “të dalë në
skenë” dhe për të dhuruar spektakël.

Dy skuadra, një rivalitet që ka shënjuar historinë e futbollit, në lojë një vend në
finale dhe synimi për të ngritur trofeun prestigjioz. Në një ndeshje që duket se
përcakton trajektoren në vijim të Kupës së Italisë, dy ekipet e kryeqendrës
lombarde shkojnë nga dy rrugëtime krejtësisht të ndryshme. Teksa “zikaltrit” e
Inzagit synojnë tripletën, në një sezon që mund të kurorëzojë për ta edhe ëndrrën
“Champions”, “djajtë e kuq”, tashmë në një kaos dominues që shkon përtej
historisë legjendare, kanë vetëm një mision, të shpëtojnë një sezon krejtësisht për
t’u harruar, duke siguruar të dytin trofe, pas atij të Superkupës, duke qenë se
kampionati dhe “Zona Champions” tashmë janë parashkruar.
E megjithatë, Il Derby della Madonnina dhuron emocione të zjarrta sa herë luhet
dhe e papritura mund të ndodhë deri në minutën e fundit.

Një tjetër vend në finale do të luhet me Bolonjës dhe Empolit, të enjten, në orën
21:00, në Tring Sport 1. Dy surprizat e mëdha të rrugëtimit “COPPA ITALIA 2025”
tentojnë të shkruajnë një kapitull të ri në futbollin italian. Të papërmbajtshëm në
kampionat, aq sa për të rihapur letrat në fund të tij, me një gol befasues të
Orsolinit, Bolonja, skuadra që nuk do të ndalet, tenton sipërmarrjen titanike, të
fitojë trofeun e Kupës së Italisë, ndërkohë që edhe Empoli ëndërron “goditjen e
madhe” në historinë e vet si skuadër, edhe pse, pas humbjes në shtëpi në raundin
e parë, në letër duket e pamundur. Por në futboll, e pamundura nuk ekziston.
Futbolli italian dhuron 2 takime për të mos u humbur, ekskluzivisht dhe vetëm në
TRING SPORT, platformën më të madhe sportive në vend.



