Goditi administratorin e Lazaratit/ Bie në pranga autori

0
59

Policia ka vënë në pranga shtetasin Rediart Buzheri, banues në fshatin Lazarat Gjirokastër, si i dyshuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”  pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor pasi kishte goditur kryetarin e njësisë administrative të Lazaratit.

Ky person ishte shpallur në kërkim së bashku me të atin e tij nga ana e Policisë, pasi kishin goditur administratorin, për shkak të një debati për pastrimin e urës në Lazarat.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe Pushtimi i tokës”.

Zjarr Tv Ad