Gramoz Ruci: Çelja e negociatave fitore kombëtare, të gjitha palët kanë kontribuar për integrimin e vendit në BE

0
92

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci në fjalën e tij të mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit deklaroi se çelja e negociatave është një fitore kombëtare e shqiptarëve.

Ruci u shpreh se të gjitha palët politike kanë kontribuar për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.Gramoz Ruci theksoi se Kuvendi i Shqipërisë ka mbështetur dhe do të mbështesë Reformën në Drejtësi, derisa kjo reformë të përfundojë.

Gramoz Ruci: Ju faleminderit shumë për pjesëmarrjen. Vlerësoj të gjitha palët që ishin të pranishëm në këtë Këshill. Të gjithë kemi kontribuar për çeljen e negociatave.

Çelja e negociatave është fitore kombëtare. Kuvendi nuk do të lejojë që Reforma në Drejtësi të ngadalësohet apo të ndalohet. Kuvendi miratoi edhe atë që u quajt anti-KCK.

Zjarr Tv Ad