Nga Petrit Vasili/
Edi Rama është në hall dhe në funksion të ketij halli thërret në ndihmë gratë…
Si askush në Shqipërinë politike, Edi Rama është dhe do të mbetet shpërdoruesi me i neveritshëm i simbolikës së gruas dhe krijimit të një raporti anormal mes saj dhe shoqërisë.
Pjellë e një mentaliteti arkaik, që gruan e sheh si send, si instrument pa krenari, që bindet e nënshtrohet deri në kufijtë e poshtërimit kjo është gruaja për Edi Ramën.
Krijimi i mentalitetit të zgjedhjeve seksuale pra emërohesh se je grua dhe jo se je e aftë është dëmi dhe armiqësia më e ligë që Edi Rama ka krijuar ndaj grave.
Gra qe i ka përdorur deri në postet më të larta të qeverisë dhe me pas të flakura e të harruara në një cep të haremit të politikes për shkak të konsumit e plakjes, ky ka qenë fati i mjaft grave të promovuara artificialisht e pacipësisht nga Rama.
Gruaja që i shërben Ramës tashmë ka një tëresi cilësish njëra më pavlerë se tjetra, perveç njerës që është shikimi në sy dhe besnikëria poshtëruese ndaj tij.
Gratë shqiptare kanë luftuar e luftojnë denjësisht një betejë të madhe atë të barazisë gjinore dinjitoze dhe të bazuar në meritë e kurrsesi në blerje të përsonalitetit e moralit.
Sot fushata “do heqim burrat se Edi Rama do gra” është thjesht implementimi i perversitetit psiqik për qellime politike kriminale të kontrollit të pushtetit kunder ligjit dhe interesave të qytetarëve.
Eshtë i dhimbshëm përdorimi e shpërdorimi i grave për skenare të tillë të ulta.
Sot asnjë grua në Shqipëri nuk mund dhe nuk duhet të ndihet mirë.
Kjo që po ndodh me Edi Ramën dhe përdorimin e grave prej tij është antiideali i tyre, nuk është kjo gruaja shqiptare, që ka qenë e mbetet shtyllë pozitive në shoqëri e familje, por thjesht janë gratë e hallit politik të Edi Ramës.
Çdo zgjedhje e tillë e grave e pështirë moralisht dhe krimale shtetërisht duhet refuzuar e stigmatizuar me çdo mjet e mënyrë.
Ky kapo tribuje kriminale afrikane që qeveris vendin duhet të kërkojë toka e vende të tjera sepse Shqipëria e grave dinjitoze nuk e pranon atë.
Top of Form




