Një shqiptar, i cili punonte si shofer autobusi u arrestua nga autoritetet greke, pasi u kap me 98 kilogramë hashash. 34-vjeçarit me origjinë nga Shqipëria iu konfiskuan edhe 955 euro. Protothema raporton se shoferi punonte për autobusët e një linje brenda Athinës, ndërsa droga u kap në bagazh dhe ishte vendosur nëpër çanta. I riu shqiptar u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. Ndërsa çështja i kaloi Prokurorisë së Janinës.




