Gazetari Ilir Babaramo, ishte i ftuar në “Open” ku ka folur lidhur me çështjen e bllokimit te aeroportit të Rinasit, e që mbështet grevën e kontrollorëve të trafikut ajror, duke u shprehur se jetojmë në një vend demokratik dhe nuk mund t’ju shkelet e drejta e tyre.
Babaramo: Po më kujtohen gjyqet që tradhtarët në litarë, kulakët t’ju marrin grurin e fshehur. U fol edhe për grusht shteti, më duket absurde, njerëzit dalin për të drejtat e tyre. Jetojmë në një shtet demokratik. Është shteti i së drejtës që është kontrata. Këta kanë një kontratë, në mënyrë të njëanshme ju është prishur. Kanë duruar shumë një vit. Si mundet t’ju shkelet e drejta? Më duket e frikshme si po themi grusht shteti për këta njerëz. Kam shqetësim që çohet ushtria aty. Përse duhet të shkosh në këtë stad. Ata po bëjnë një formë proteste.
Eni Vasili: Nuk ju lejohet me ligj greva.
Babaramo: Greva ndodhin në çdo aeroport të botës.
Kujtojmë se, kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl, kanë ndalur punën pas uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë me argumentin se kanë stres, për pasojë sot janë anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit. Një gjë të tillë, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e ka quajtur një grusht shteti, ku janë të përfshirë ish- kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.




