Grida Duma e bindur për fitoren e Bashës: Njerëzit e lidhin sakrificën e tyre me sakrificën e tij…

0
44

Deputetja e ardhshme e PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, Grida Duma, ka folur për Zgjedhjet për kreun e Partisë Demkratike, të cilat do të mbahen në 13 Qershor. Ajo tha se gara brenda PD-së, u përshpejtua dhe nuk u prit të bëhej një analizë, duke theksuar se nuk u zvogëlua koha për garën brenda Partisë.

Duma u shpreh e bindur se zgjedhjet do t’i fitojë Basha, pasi demokratët kanë lidhur sakrificën e tyre me sakrificën e tij.

Pyetje: Fajësimi për rezultatin e zgjedhjeve, si e shihni garën brenda në PD?

Duma: Momenti për të zhvilluar gërën në PD u përcaktua nga atë që kërkuan menjëherë të zhvillohej gara dhe për sa kohë nuk u prit që të nxirrej një rezultat i përafërt dhe të vendosej një analizë e caktuar, ose një qëndrim i brendshëm i PD mbi plotë element. Për sa kohë nuk u prit për këtë analizë, besoj se vendimarrja e Këshillit Kombëtar dhe përshpejtimi me 3 javë, ka qenë një kohë dyjavore, thjesht është përshpejtuar një moment, nuk është zvogëluar koha.

Pyetje: Përse duhet votuar prapë Basha?

Duma: Unë e shoh si një njeri që të jemi brenda dhe jashtë kutisë sonë. Unë kam konfilktin e interesit që jam brenda PD dhe nuk kam luksin ta shoh nga jashtë. Unë e kuptoj se ç’a ka ndodhur me demokratët, që janë përfshirë në fushatë dhe jashtë çdo pushteti arritën rezultat. Unë e di që kush më dëgjon tani, duan të dëgjojnë të flisja për fitore, por kjo nuk është e thjeshtë e thënë nga unë. E di sa të trishtë janë që nuk ndodhi ndryshimi, nuk dua të them që PD nuk erdhi në pushtet. E di se pas disa muash do të ndajmë faktet nga analizat e tjera. Nuk bënim dot asgjë nëse qëndrestaria dhe besnikëria nuk do ishte deri në fund. Ka rrëshqitur për element pushteti, vjen një moment që ditën e pestë të rezultatit statistikor vendosesh pranë faktit që ti nuk bëre gjënë e duhur. Ata lidhen shumë me kryetarin. Për sa kohë kjo organizatë e ka ndjerë këtë kohë, e shoh se çfarë është bashkimi i tyre me kryetarin e organizatës. Është e paarsyeshme që në një moment të vështirë të ndash sakrificën e tyre nga gjithçka tjetër. Ata që punuan në këtë kohë, duket sikur Basha do të fitojë zgjedhjet. Po do i fitojë zgjedhjet, sepse demokratët kanë lidhur sakrificën e tyre me sakrificën e tij.

Zjarr Tv Ad