Habit Evi Kokalari, zbulon çfarë i tha ish-sekretari amerikan Pompeo për dosjen e Berishës…

0
859

Aktivistja e njohur shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, ka pasur një takim ditën e premte, me ish-Sekretarin amerikan Mike Pompeo, të cilin e ka pyetur drejtpërsëdrejti për një nga çështjet më të bujshme të politikës shqiptare ditët e fundit, të ashtuquajturën “dosje” për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili së fundmi u shpall dhe person “non grata” nga DASH.

Në një postim në Facebook Kokalari shkruan:

“Pata fatin të takoj dhe të flas me Sekretarin Mike Pompeo sot. Sigurisht që e pyeta nëse kishte dijeni për dosjen e Berishës, e cila supozohet të jetë hapur nga Administrata e Trump-it, – tha aktivistja. – Sekretari Pompeo s’ishte fare në dijeni për dosjen dhe as për korrupsionin e politikanëve në fjalë.

I shpjegova në detaje çfarë po ndodh, ndërkohë që tha se do të telefononte Kongresmenin Lee Zeldin, më premtoi që Adminstrata Trump s’ka lidhje fare me këtë çështje.

Është e qartë që Ambasadori Donald Lu, e ka përpiluar dhe çuar dosjen e Berishës në DASH, por jo me kërkesë të dikujt nga Administrata e Trumpit, por me sa duket, me urdhër dhe për përfitimin të dikujt tjetri”.

Zjarr Tv Ad