Plas keq/ Harxhi akuzon Shehajn: Ka siguruar listën, në PD janë anëtarësuar punonjës të Call Center-ave…

0
293

Edit Harxhi, mbrëmjen e djeshme, gjatë një interviste televizive, foli për zgjedhjet që do të mbahen në Partinë Demokratike. Harxhi artikuloi akuza ndaj kreut të PD-së, Basha, por edhe ndaj kandidatit Agron Shehaj.

Ajo deklaroi se Basha nuk lejon garën e barabartë, duke e kthyer procesin në një farsë.

Harxhi tha se Agron Shehaj, ka arritur të sigurojë listën e anëtarësisë, të cilën nuk e posedojnë të gjithë kandidatët, ndërsa shtoi se në PD në këto vite janë anëtarësuar “punonjës të Call Center-ave”.

“Sot kam kuptuar që zoti Shehaj ka listën e PD-së. Se si e ka siguruar këtë listë nuk e di, por e ka siguruar këtë listë.

Zoti Shehaj është pronar i disa Call Center, është biznesmen i nderuar. Me sa kam informacion vetëm gjatë vitit të fundit, janë anëtarësuar një grup i mirë punonjësish të Caall Center-ave në PD.

Kjo nuk është pozitive. Pozitive do të ishte të votonin anëtarët që nga viti 90“, tha Harxhi.

Zjarr Tv Ad