Kosova thotë se është e gatshme t’i vijë në ndihmë vendit tonë, pas helmimit masiv të më shumë se 300 banorëve të Krujës. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet në Shqipëri dhe në veçanti ministrin Niko Peleshi.
“Si vëllai për vëllain. Sot gjatë gjithë ditës kam qëndruar në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare, dhe në vecanti me homologun tim, z. Niko Peleshi, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi, si dhe zyrtarë të tjerë nga Republika e Shqipërisë për të shprehur gatishmërinë për asistencë të plotë nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e helmimit të qytetarëve në Krujë. Kam kërkuar që të gjitha kapacitetet specialistike të Forcës së Sigurisë së Kosovës të qëndrojnë në gjendje gatishmërie për ofruar të gjithë asistencën e mundshme”, ka shkruan Mehaj në Facebook.
Helmimi masiv në Krujë dyshohet se është shkaktuar nga uji i ndotur i ujësjellësit të qytetit.




