Homazhe në nder të shkrimtarit Uran Kostreci, Basha: Njeri i rrallë, simbol i anti-komunizmit.

0
19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në homazhet e zhvilluara në nderim të Uran Kostrecit. Pasi ka kryer homazhet përkatëse, kryedemokrati Basha ka dhënë një deklaratë për mediat, nga ku është shprehur se njerëz të tillë si Uran Kostreci do ti mungojnë këtij vendi, ndërsa shtoi se të gjithë ne pasardhësve të tij na lind detyra e madhe patriotike dhe privilegji i nderit për ta mbajtur të gjallë kujtimin e tij, si një nga shqiptarët e rrallë, simbol të anti-komunizmit.

“Sot është një ditë e trishtë shumë e trishtë për të gjithë miqtë dhe të ndjekurit politik sepse u nda nga jeta një njëri me vlera të jashtëzakonshme. Me vetëdije që kemi humbur një kolose qëndresë. Një njëri që diti të përgjigjej dhimbjeve dhe torturave me një zemër të madhe.

Me vetëdije që me aktin e tyre pak nga pak po i mungojnë fizikisht kolose të tillë si Uran Kostreci, ndërsa ne dhe pasardhësit e tyre na lind detyra e madhe dhe privilegji dhe pesha për ta mbajtur përherë të gjallë kujtimin dhe guximin e tyre dhe të shqiptarëve të rrallë. Jam i binur që sot shumica dërrmuese ndjejnë një zbrasti,” – është shprehur ndër të tjera në prononcimin e tij, z. Basha.

 

Zjarr Tv Ad