Ish-kampioni i botës në peshëngritje, Pirro Dhima i ka dedikuar një postim në rrjetet sociale nënës së tij Lefteries. Nëna e Dhimës u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.
Peshëngritësi kujton se kur ai ishte ende fëmijë, Nëna e tij mbante peshë thasë me miell si të peshonin sa një pendë. Dhe, fuqia e saj, sipas Pirros, vinte natyrshëm nga dashuria për fëmijët.
“Siç mund ta dini këto ditë kam humbur nënën time, Lefterinë. Një grua jeta e së cilës mund të jetë një libër. Shumë herë mendoj për ta zgjuar, në agim punonte në furrë kur isha ende fëmijë, duke marrë dhe duke hedhur njëzet thasë miell si të ishin pendë.
Fuqia e saj ishte e natyrshme dhe nuk mund të ishte thjesht rezultat i jetesës sonë. Kjo fuqi bazohej në dashurinë e saj për fëmijët e saj, mua dhe vëllain tim. Shpresoj se kam arritur t’ua kaloj edhe pak nga kjo fuqi fëmijëve të mi. Udhëtim të mbarë nënë”.
Kujtojmë se Lefterie Dhima, u gjet e pajetë nga fqinjët pranë kazanëve të rakisë në banesën e saj, më 1 Tetor. E moshuara dyshohet se kishte katër ditë që nuk jetonte më, pasi trupi kishte nisur të dekompozohej. Ajo jetonte e vetme, pasi fëmijët i kishte jashtë.
Peshëngritësi është gjykuar vazhdimisht se e ka braktisur Nënën e tij, pretendime që ai i ka hedhur poshtë.




