




Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, për të folur në lidhje me ngjarjen e bujshme të zbuluar në vend, ku nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi akuzohen se ka në kryer një sërë vjedhjesh.





Duke komentuar misterin e burimit të parave që iu grabitën ish-shefes së Kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, Ngjela tha se deri më tani Alda Klosi është e justifikuar, pasi ajo nuk ka kryer vepër penale, duke mos deklaruar paratë.





Në lidhje me pyetjen nëse kjo çështje mund të shkojë në SPAK, Ngjela tha se vetëm nëse është krim i organizuar, atëherë mund të shkojë tek Prokuroria e Posaçme.





“Ajo është e justifikuar. Nuk ka vepër penale, është vepër administrative. Ajo mund të thotë lekët i kam gjetur në rrugë. Ligji e thotë qartë, kur i gjen është e jotja. Kur i del pronari është problem.





Ajo ka thënë që po mblidhja lekë për xhaxhain. Ajo mund të nxjerrë 10 dëshmitarë, që të thonë i dhashë unë 5000 mijë, i dhashë unë 10 mijë.





SPAK merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Nëse ky është krim i organizuar atëherë çështja do shkojë në SPAK, përndryshe jo”, deklaroi Ngjela.








