Një 50-vjeçar, i identifikuar si Arben Muça është arrestuar në Lamia të Greqisë, pas 22 vitesh që është shpallur në kërkim, për një eleminim në Kombinat. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Athinën, kanë bërë të mundur arrestimin e shqiptarit, i cili në vitin 1998 eleminoi me shtetasin M.T, që u dënua me 23 vite burg.
Njoftimi i policisë: Finalizohet me sukses, një tjetër bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës. Falë shkëmbimit të informacionit, lokalizohet dhe vihet në pranga në Lamia, Greqi, një i kërkuar në Shqipëri.
Në kuadër të bashkëpunimit mes Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe Interpol Athinës, pas shkëmbimeve të vazhdueshme të informacioneve të grumbulluara nga Departamenti i Policisë K*riminale, për vendndodhjen e një të kërkuari për eleminimin e një personi, i cili fshihej në territorin grek, ditën e djeshme Policia greke, ka finalizuar kapjen dhe arrestimin e shtetasit shqiptar, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë, konkretisht shtetasin Arben Muça, 50 vjeç, banues në Tiranë.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Ky shtetas, në vitin 1998, në Kombinat, Tiranë, në rrugën “Kelmendi”, në afërsi të një bilardoje ka eleminuar shtetasin M. T.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale “eleminim me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “A*rmëmbajtja pa leje”.
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e shtetasit Arben Muça drejt vendit tonë.




