I veshur me bluzën e Celtic, Meta kalon fundjavën në kanionet e Osumit

0
20

Presidenti Ilir Meta këtë fundjavë ka vendosur ta kalojë larg politikës, dhe afër natyrës.

Meta ka publikuar një video ku na tregon se këtë të diel po e kalon në ajrin e pastër, në kanionet e Osumit.

Kreu i shtetit në video shihet i veshur me një bluzë jeshile të skuadrës Celtic.

“Një të diel të mbarë ju uroj nga kanionet e Osumit!” shkruan Meta në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad