Shoqata Çamëria në kuadër të 75-vjetorit të Genocidit grek mbi Shqiptarët e Çamërisë, ka zhvilluar një aktivitet në kujtim të Gjeneral Enrico Tellinit, i cili mbrojti kufijtë e Shqipërisë në vitet 1922-1923, para se të vritej nga Greqia pranë Janinës. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Kreu i PDIU-së tha se Greqia nuk duhet të mërzitet pse i themi që Çamëria është tokë shqiptare.
“Mos të mërzitet Greqia kur i themi që Çamëria është tokë shqiptare, ka qënë, është dhe do të jetë tokë shqiptare. Çamëria është tokë shqiptare, e marrë nga një padrejtësi historike. Kush nuk e di këtë gjë të lexojë librat dhe autorët e lashtë grekë. Pse ne sot duhet ta heqim termin Çamëri? Pse ne sot nuk duhet të flasim për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, për tu kthyer në shtëpinë tonë. Për të fituar të drejtat njerëzore dhe civile, ato mbi të cilat është ngritur bota e qytetëruar”, – u shpreh kryetari i PDIU-së.
Gjithashtu Idrizi tregoi se kush është Gjeneral Tellini dhe se do të propozojë që Presidenti i Republikës ta dekorojë për kontributin që ai ka dhënë për Shqipërinë.




