Iniciativa e ‘Tre Deteve’, Mediu bashkëdrejtues: Takimi, për projektet në infrastrukturë e energji, mirënjohës për mbështetjen ndaj Shqipërisë

0
49

Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu në bashkepunim me Gjeneralin Jim Jones ish-Komandant i NATOs-, Kryetari Emeritus i Keshillit te Atalntikut organizuan dhe bashkedrejtuan takimin për inisiativen e 3 Deteve (Balltik, Deti Zi dhe ai Mesdhe) Kjo inisiativë përfshin projekte të rëndësishme për Europën qendrore dhe lindore në infrastrukturë, Energji dhe Teknologji për të ndërtuar një Europë të plotë dhe qëndrueshme, përballë presioneve dhe ndërhyrjeve të Rusisë dhe Kinës.

Kjo iniciativë e cila mbështetet nga SHBA dhe Bashkimi Europian ka në përbërje 12 vende anetare të BE , ndersa Shqiperia dhe vendet e tjera te Ballkanit jo anetare te BE nuk jane pjese e saj. Ian Berzinski në fjalen e tij shpjegoi projektet dhe interesin e madh qe ka kjo iniciativë. Mbas fjales se Gjeneral Jones z Mediu falenderoj Gjeneralin Jones për mbeshtetjen e Shqipërisë për antarësimin e Shqipërisë dhe integrimin e vendeve të rajonit në NATO. Po ashtu vlerësoj mundesine bashkepunimit me Keshillin e Atlantikut per kete takim dhe iniciativa te tjera qe I sherbejne te ardhmes Euro-Atlantike te Ballkanit.

Zv Presidenti I Keshillit te Atlantikut Damon Wilson shpjegoj se Ky këshill eshte aktiv në qendrimet e tij per Ballkanin dhe marrëdhëniet e qendrueshme ndermjet SHBA dhe BE. Ceshtjet e sigurise, Ekonomise dhe infrastruktures jane interesa strategjike te Amerikes dhe partmereve te saj. Në kete takim Shqiperia perfaqesohej nga Presidenti Meta I cili shprehu mbeshtetjen dhe deshiren e Shqiperise per tu bere pjese e ketij procesi dhe angazhimet kryesore te vendit në fushen e infrastruktures rrugore dhe energjitike.

Në takim ishin dhe perfaqesues te pozites dhe opozites si dhe Kryetari I Kontrollit te Larte te Shtetit Bujar Leskaj. Te gjitha vendet e Europes Juglindore ishin te perfaqesuara në kete forum dhe dhane mbeshtetjen qe perpara Samitit te Takilinit në Estoni te kete nje takim në rajon ku te kerkohet perfshirrja e vendeve te ballkanit në kete proces.

Zjarr Tv Ad