Ironia e Berishës: Tom Doshi me 3-4 diploma më i shkolluar se Edi Rama me një diplomë me mik si mësues vizatimi…

0
111

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shfrytëzuar një deklaratë të thënë me gojën e vet nga fituesi më i madh i Zgjedhjeve të 25 Prillit, Tom Doshi, për të ngacmuar me një pyetje ironike, mbështetësit e tij në Fb.

“Miq të dashur, – shkruan Berisha, –  një pyetje për ju: Cili është më i shkolluar? Toma me tre-katër diploma apo Edvini me një diplomë me mik si mësues vizatimi?!”

Dhe video që pason këtë koment vjen me fjalët e shkoqura të Tom Doshit, biznesmenit të akuzuar drejtpërsëdrejti nga Ambasada e SHBA, si të padenjë për të kërkuar mandat deputeti.

Doshi: “Mos u shqetëso për Universitetet e mia, se kam mbaruar për Financë, për Biznes, për … Kam mbaruar shkollën ushtarake që drejtoj tërë këtë popull”!

 

Zjarr Tv Ad