Ironia e gazetarit: Zjarri mbi tunel, sportelisti i koncesionarit kërkon lekët se duhen me ble ujë për zjarrfikësit

0
331

Prej dy ditësh zjarret kanë përfshirë zonën pranë tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit. Mbrëmjen e djeshme situata ishte më kritike pasi flakët rrethuan të gjithë kodrën mbi tunel.

Megjithatë duket se koncesionari i rrugës ka vijuar të vjelë tarifën e kalimit të makinave, në sportelet që ndodheshin vetëm disa metra larg, pavarësisht kësaj situate.

Gazetari Flamur Vezaj ironizon me këtë situatë, duke thënë se “koncesionari mbledh lekë për t’i blerë ujë zjarrfikëseve”.

“Zjarri mbi tunel. Sportelisti i Koncesionarit: Leket se na duhen me i ble uje zjarrfikesve te shtetit”, shkruan gazetari Vezaj.

Zjarr Tv Ad