Ironia therëse e Genc Sejkos: Djalit i kishin bërë magji dhe e kishin kthyer në Gomar…

0
127

Sa u përket ngjarjeve të fundit, lidhur me Zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare të 25 Prillit, reagimet kanë qenë të shumta. Një ndër ta që ka reaguar disa herë, është edhe Genc Sejko, ku nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, nëpërmjet një fabule shkruan; “Një ditë një fshatar po tërhiqte në pazar gomarin e tij. Dy të rinjë i afrohen nga mbrapa, i vjedhin gomarin dhe njëri prej tyre zë vendin e gomarit në fund të litarit. Në një moment fshatari kthehet dhe sheh të riun e lidhur në vend të gomarit.

Kush je ti?- e pyeti fshatari. Unë jam një djalë i ri. Më kishin bërë magji dhe më kishin kthyer në gomar. Mirësia jote më riktheu prapë në njeri”.

Postimi:

 “Në fillim të shekullit të XX i derguari britanik raportonte për Shqipërinë. Është një vend i çuditshëm dhe kjo pasqyrohet shumë mirë në folklorin e tyre nëpërmjet kësaj fabule.  Një ditë një fshatar po tërhiqte në pazar gomarin e tij. Dy të rinjë i afrohen nga mbrapa, i vjedhin gomarin dhe njëri prej tyre zë vendin e gomarit në fund të litarit. Në një moment fshatari kthehet dhe sheh të riun e lidhur në vend të gomarit. Kush je ti?- e pyeti fshatari.

Unë jam një djalë i ri. Më kishin bërë magji dhe më kishin kthyer në gomar. Mirësia jote më riktheu prapë në njeri. Kur dëgjoi fjalët e djaloshit, fshatari e zgjidhi i dhuroi disa të holla dhe e la të largohej. Në folklorin shqiptar heroi i fabulës nuk është fshatari zemërmirë por të rinjtë që e mashtruan’.

Natën e mirë!

Zjarr Tv Ad