Ish -deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Kujtim Gjuzi, ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e djeshme, lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.
Në një postim në Facebook, Gjuzi i bën thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha, që të marrë në dorë drejtimin e opozitës. Ai thotë se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha, po ia falin Shqipërinë Serbisë dhe Greqisë.
“Sali Berisha duhet të drejtojë opozitën shqiptare. Doktor merr përgjegjësi. Edi Rama dhe Luli Basha Shqipërinë ia FALIN Serbisë e Greqisë”, shkruan Kujtim Gjuzi në Facebook.




