Ish-kryebashkiaku i Kavajës Selim Veizi humb jetën/ Luftoi për ditë me radhë me vir*usin

0
34

Ish-Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Selim Veizi, ka ndërruar jetë sot në moshën 75-vjeçare. Veizi prej disa ditësh ishte në luftë për jetën, ku fatkeqësisht e humbi betejën.

Selim Veizi, ka qenë Kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të sistemit komunist, ku shpeshherë është bërë pjesë e ngjarjeve në jetën publike të qytetit. Ai ka qenë drejtues në qytetin e Kavajës, nga viti 1992 deri në vitin 1996.

Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë, numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 612, ndërkohë që numri i personave që kanë rezultuar pozitiv pas kryerjes së testimeve, është 27 mijë e 233.

Shifrat vijojnë që të jenë në rritje, pavarësisht se qeveria është përpjekur të ndërmarrë disa masa shtrënguese, si mbajtja e detyrueshme e maskës në çdo ambient, apo kufizimi i lëvizjes pas orës 22:00 të mbrëmjes.

Zjarr Tv Ad