Ish-kryeministri Berisha: Avokatin ndaj Blinken do e paguaj unë, do publikoj dhe kontratën nëse..

0
100

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrwmjen e djeshme, ishte I ftuar nw “Zonw e Lirw”, ku deklaroi se avokatin francez, Jean-Yves Le Borgne,  që e ka pajtuar për ta mbrojtur në gjyqin kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, do ta paguajë vetë.

Berisha i pyetur se sa do të paguajë, pasi avokati është i shtrenjtë ka deklaruar se do të bënte publike kontratën me avokatin, vetëm nëse ky i fundit do të pranonte.

 “Avokatin do ta paguaj Sali Berisha. Do të jetë kontribut i përbashkët. Nuk kemi bërë kontratë. Po që se avokati thotë po unë e bëj publike. kontratën. Do ta deklaroj. Edhe unë jam i detyruar ta deklaroj,” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad