Ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader dënohet me 8 vite burg/ Detyrohet të kthejë milionat e vjedhura

0
54

Dënohet me 8-të vite burg, për korrupsion, Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader.

Dënimi ndaj Sanader, lidhet me akuzat dhe faktet që rëndojnë mbi të, për nxjerrjen e parave jashtë Kroacisë, përmes agjencisë së marketingut, Fimi Media.

Gjykata vendosi që partia HDZ, të kthejë pas paratë e vjedhura përmes kësaj agjencie, në total plot 14.6 që tashmë janë të konfiskuara.

Së bashku me ish-kryeministrin dhe ish-kreun e HZD-së, Sanader, Gjykata dënoi me burg edhe Mladen Barisiç, si dhe arkëtari, Branka Pavosevic, arkëtar dhe ish-arkëtar të kësaj partie, përkatësisht me 2 vite e 10 muaj dhe 1 vit e katër muaj. Zëdhënësi i partisë Ratko Macek, ishte i vetmi që mori dënim me kusht në gjyqin e parë, ndërsa tani është shpallur i pafajshëm.

Zjarr Tv Ad