Ishte i arrestuar për incineratorin e Fierit, ndërron jetë në mënyrë të papritur në QSUT, Enver Sheshi

0
130

Një prej të arrestuarve për aferën e incineratorëve ka ndërruar jetë në QSUT. Burimet kanë bërë të ditur se Enver Sheshi është dërguar në spital pas problemeve të shfaqur në zemër.

Mësohet se ai ka shkuar i pajetë në spital, por sërish mjekët kanë tentuar për rreth 45 minuta për ta rikthyer në jetë, por 59-vjeçari nuk ka reaguar.

Sheshi u akuzua si përfaqësues i kompanisë Leli 17 që ishte mes subjekteve të dyshuara se kishin kryer punime fiktive në këmbim të shumave të parave në marrëveshje me incineratorin e fierit.

Fillimisht emri i tij u zbulua pas denoncimeve të LSI, ndërsa SPAK vendosi arrestimin pas mbylljes së hetimeve për këtë koncesion.

Zjarr Tv Ad