E martë, Prill 7, 2026
Ballina Bota Italia hap dyert për 30 mijë punëtorë, ja cilat janë kushtet që...

Italia hap dyert për 30 mijë punëtorë, ja cilat janë kushtet që të pranohen edhe shqiptarët

0
160

Itali ka njoftuar zyrtarisht ditën e sotme, hapjen e dyerve për 30 mijë punëtorë sezonale, përfshirë këtu edhe punëtorët nga Shqipëria.

I ashtuquajturi “Dekreti i Flukseve për vitin 2018″ paraqet pothuajse të gjitha kuotat janë për punonjësit sezonalë nga jashtë, por edhë për ata që ndodhen në Itali dhe duan të konvertojnë lejen e qëndrimit.

Ky dokument, i nënëshkruar nga Presidentit të Këshillit të Ministrave përcakton se kuota e përgjithshëm qytetarëve të BE-së që të hyjnë në Itali për punë sezonale dhe vetëpunësimin është plot 30,850 persona.

Por këtë vit Italia ka bërë të ditur se pranon edhe qytetarë që nuk janë pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian.

E thënë ndryshe, të gjithë shqiptarët mund të aplikojnë për punë sezonale në Itali, edhe pse vendi ynë nuk është pjesë e BE-së.

Dekreti bën të ditur se nevoja për punëtorë është e madhe dhe se personat e interesuar duhet të kenë marrë pjesë në kurset e formimit profesional në vendet e origjinës.

Një pjesë e tij thotë se:

Për vitin 2018, lejohen të aplikojnë edhe qytetarët që nuk jane pjesë e Bashkimit Evropian, për arsye të punësimeve sezonale dhe jo-sezonale por dhe vetë-punësimit.”
Theksojmë se paraqitja e kërkesave nis nga 23 janari.

Gjithashtu duke marrë parasysh nevojat e sektorëve specifik të prodhimit kombëtar, Italia zyrtare bën të ditur se kërkon punëtorë të pavarur për sektorë të veçantë biznesi dhe profesionistë.

Zjarr Tv Ad