Një 38-vjeçar ka rënë në pranat e policisë në Berat.
Bëhet me dije se në ranga ka rënë Mikel Bushi 38-vjeç, i cili është kapur me armë pa leje dhe akuzohehet edhe si autor i një vjedhje të ndodhur më parë. Gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi se 38 vjeçari, është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga një 38-vjeçar që dispononte armë zjarri pa leje. Nga hetimet paraprake ky shtetas dyshohet dhe si autor i një vjedhjeje të ndodhur më parë.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas, në fshatin Kutalli, Dimal, dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. B.
Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë. Gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi se shtetasi M. B., 38 vjeç, është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.




