Dita e fundit kur qytetarët duhet të mos dalin nga banesa pas orës 20:30, është data e 4 janarit, sipas vendimit të Komitetit Teknik, baret, restorantet dhe lëvizja në vend prej datës 24 Dhjetor 2020-4 Janar 2021, ishte vendosur që lëvizja e lirë, lejohej deri më orën 20:30.
Dita e hënë do të jetë e fundit, pasi më pas rikthehet ora policore në 22:00, duke përfshirë edhe baret e restorantet, që të qëndrojnë hapur deri në këtë orë.
Pra, prej datës 5 Janar, kufizimi i lëvizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim.
Nga data 5 Janar, kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve, do të rikthehet në orën 22:00”,- është thënë në vendimin e Komitetit Teknik.




