Ja si mund të aplikoni online për të qarkulluar me makinë në këto ditë shtetrrethimi

0
541

Qarkullimi me automjet në këto ditë “shtetrrethim” sidomos në Tiranë është bërë tepër e vështirë. Por Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të gjithë personave një adresë unike ku mund të vetëdeklarojnë lëvizjen me makinën e tyre.

“Përmes këtij vetëdeklarimi online, autorizoheni për të lëvizur për punë (vajtje-ardhje) me automjetin tuaj, për rastet kur nuk ka transport nga firma ku punoni, duke respektuar oraret: 07:00-08:00 dhe 16:00-17:00!
Për mjetet 4+1, lejohen deri në 3 persona në mjet, ku personat duhet të pajisen me masat mbrojtëse të nevojshme (maska, doreza, dezinfektant), mjeti të dezinfektohet vazhdimisht, dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur për të lejuar qarkullimin e ajrit! Për motomjetet, lejohet vetëm 1 person i cili duhet të jetë i pajisur me kaskë dhe maskë mbrojtëse!”,
 sqaron policia.

Ndërsa për lejimin e qarkullimit përtej orareve të sipërcituara, duhet autorizim i veçantë nga organet e Policisë së Shtetit!

Kjo është adresa ku duhet të aplikoni:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfrnlzjkZC_YzMahhAwma887HbV66i5P0e6HKBsRSJwn7NA_A/viewform

Zjarr Tv Ad