Javët e Evropës/ Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian kërcejnë pogonishte në sheshin Skënderbej, Soreca udhëheq vallen…

0
43

Në aktivitetin përmbyllës të “Javës së Evropës”, të mbajtur në sheshin Skënderbej në Kryeqytet paraditen e sotme, ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri, kanë zgjedhur të lënë mënjanë protokollin diplomatik dhe të hedhin një valle popullore shqiptare.

Në krye të valles shihet ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili gjendet përkrahë një vajze me veshje tradicionale shqiptare. Soreca duket se këto kohë në Shqipëri i ka shfrytëzuar dhe për të mësuar disa nga kërcimet tradicionale të vendit tonë, pasi mënyra se si ai hedh pogonishten është për t’u vlerësuar.

Pas Sorecës, shihet ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, ambasadorja e Holandës Guusje Korthals Altes, si dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, të cilët po shijojnë një moment mjaft të bukur në vallen e mbajtur në sheshin Skënderbej.

“Javët e Evropës” është një aktivitet që u zhvillua nga përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri, me rastin e 9 Majit që cilësohet si dita e Evropës, ku u shënua fitorja përfundimtare mbi fashizmin dhe përfundi i Luftës së Dytë Botërore.

Zjarr Tv Ad