Jorida Tabaku i drejtohet Edi Ramës: U more ëndrrën gjithë shqiptarëve…

0
81

Ditën e sotme, Jorida Tabaku, ka bërë një postim në “Facebook”,ku ka theksuar se; Kryeministri Edi Rama, ka tr adhtuar ëndrrën e shqiptarëve për integrim.

Gjithashtu Tabaku theksoi se; konferenca e djeshme deklaratat e Ministrit gjerman, për mosarritjen e një konsensusi për reformën zgjedhore, është një ndër shkaqet që mjafton që BE-ja, të shtyjë përsëri konferencën e parë ndërqeveritare.

Postimi i plotë:

Edi Rama tr adhëtoi ëndrrën e shqiptarëve për integrim!

Lajmi i djeshëm pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së, ishte një vulë konfirmimi se kokëfortësia për të rrëzuar institucionet e dialogut demokratik, janë shkaqe të mjaftueshme për të ngelur në klasë vendin. Hapja e negociatave dhe diskutimi i kapitujve, që do të nisë ditën e parë të konferencës së parë Ndërqeveritare, po shtyhet jo si pasojë e problemeve të BE-së, por si pasojë e problemeve të qeverisë shqiptare.

T radhëtia e misionit historik të Shqipërisë, për t’u përfshirë në familjen Europiane, i mbetet Kryeministrit Rama. Refuzimi që i bëri ai marrëveshjes së 5 qershorit, dakordësuar dhe firmosur me bekimin dhe ndërmjetësinë e BE-së dhe SHBA është shkaku kryesor për këtë refuzim.

Kjo u vu re qartë edhe nga deklarata e ministrit gjerman, që këmbënguli në mungesën e një reforme elektorale zgjedhore, sipas dakordësisë gjithëpërfshirë dhe me konsensus. Ndërkohë, që përpos kësaj janë dhe 5 parakushte të tjera të mirëpërcaktuara nga BE, për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare.

Tradhëtari i vizionit kombëtar, zgjodhi llogaritë politike përpara interesit të 3 milion shqiptarëve, të cilëve u preu ndër të tjera dhe ndihmën dhe paketa ekstra ekonomike që vendi do të përfitonte.

Çdo shqiptar, e ka të qartë se kush është tradhëtari i historisë moderne post-komuniste të Shqipërisë. Kryeministri Rama, ka treguar nga viti 2014 e këndej se ai ka dashur Europën, jo për vlerat e demokracisë dhe lirisë që ajo ofron. Ai e ka dashur BE-në vetëm për t’ia shitur shqiptarëve propagandën manipuluese se anëtarët e BE e mbështesin atë.
Kjo pr opagandë e rreme, u shk ërmoq ditën e djeshme kur ministrat e jashtëm ishin te bindur se asnjë nga 6 parakushtet e BE-së nuk ishin zbatuar nga qeveria Rama
.

Tashmë është kthyer në vendimtare b eteja e 25 prillit 2021 për të rr ëzuar tr adhëtarin e vërtetë ndër shqiptarë. Njeriun që për p ushtetin e tij personal ka vendosur në rrezik integrimin e vendit dhe mbi të gjitha demokracinë në Shqipëri”.

 

Zjarr Tv Ad